Zaev: Nëse nuk miratohet, s’ka zgjedhje

Pa marrë parasysh si do të jetë epilogu i votimit, me rëndësi është që Kuvendi të votojë për Ligjin për Prokurori Publike, ka deklaruar ish-Kryeministri Zoran Zaev, në momentet kur Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska po zhvillon negociata individuale me disa deputetë në përpjekje për të siguruar shumicën prej dy të tretave të domosdoshme për miratimin e këtij ligji.

“Nëse opozita përpiqet ta minojë, ta bllokojë në çfarëdo mënyre miratimin e këtij ligji, atëherë parlamenti nuk do të shpërbëhet derisa nuk përfundon procesi për Ligjin e Prokurorisë Publike dhe Protokollin për NATO. Për shkak se është pjesë e axhendës për të cilin jemi dakorduar që këto zgjidhje ligjore të votohen deri në shpalljen e zgjedhjeve. Nëse dikush shkel mbi këto, normalisht e se zgjedhjet dhe shpërbërja e parlamentit nuk do të ndodhin”.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se gjatë ditës po mbahen takime dypalëshe me deputetë të grupeve parlamentare ku po shqyrtohen amendamentet e tyre. Nëse sigurohet shumica prej dy të tretave, ligji do të dërgohet në qeveri. Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, përmes një komunikate ka njoftuar se për VMRO-DPMNE-në e pranueshme është një zgjidhje ligjore që do të përpunohet dhe do të jetë produkt i opinionit të ekspertëve, i cili kishte qenë i kyçur në debatin publik për këtë ligj.

Tv Klan