Raportim Live
11:50, 11 Shtator 2024

7 pikat kyçe të debatit presidencial

7 pikat kyçe të debatit presidencial

CNN shkruan se Harris e “peshkoi” Trump-in për rreth 1 orë e 45 minuta sa zgjati debati i parë dhe ndoshta i fundit mes tyre.

Zv/presidentja ishte përgatitur gjerësisht për debatin dhe u përgjigj në gati çdo pyetje me një koment për të nevrikosur ish-presidentin Trump.

Prestigjiozja amerikane është ndalur në 7 pikat kyçe të këtij debati, që nga mënyra si Harris mori në dorë “frenat” e debatit duke nevrikosur Trump e deri tek idetë e tyre të politikës në arenën ndërkombëtare.

Por cilat janë 7 pikat kryesore të debatit? Lexo më shumë

11:29, 11 Shtator 2024

“Ishte e qartë që…”, lëvizja e papritur e Trump pas debatit me Harris

“Ishte e qartë që…”, lëvizja e papritur e Trump pas debatit me Harris

Një nga momentet më dramatike të debatit presidencial të së martës erdhi pas përfundimit të tij, kur Donald Trump hyri papritur në sallën ku qëndronin gazetarët. Sipas BBC, shfaqja e tij ishte një shenjë e qartë se e dinte që nuk kishte dalë mirë në skenën e debatit dhe donte të provonte t’u ofronte një narrativë alternative kamerave.

Gazetarët vërshuan menjëherë drejt Trump. Disa e pyetën pse ndjente nevojën të shkonte tek ata, në vend që ta linte performancën e tij të fliste vetë. “Ishte debati më i mirë që kam pasur ndonjëherë,” pohoi ai.

“Nëse vërtetë e besonte këtë, nuk do të kishte ndier nevojën të vinte dhe ta thoshte personalisht. Kur Trump doli si fituesi i qartë nga debati me Joe Biden në qershor, ai nuk e bëri diçka të tillë”, shkruan korrespondentja e BBC, Sarah Smith.

I pyetur nëse do të binte dakord me një debat të dytë, siç ka sugjeruar fushata e Harris ai tha: “Ajo dëshiron një debat tjetër sepse humbi shumë keq sonte.”

Megjithatë të paktën, sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, pavarësisht qëndrimit kandidati republikan nuk mundi ta fshihte shqetësimin e qartë se nuk kishte dalë fitues në këtë përballje.

11:10, 11 Shtator 2024

Kamala Harris dhe Donald Trump u takuan për herë të parë mbrëmjen e së martës në Filadelfia, aty ku u mbajt debati i parë e me gjasë i fundit presidencial mes tyre, që zgjati 90 minuta. Gjithçka nisi me një shtrëngim duarsh mes palëve.

10:50, 11 Shtator 2024

Taylor Swift mbështet publikisht Kamala Harris

Taylor Swift mbështet publikisht Kamala Harris

Një histori dashurie politike u zhvillua të martën në mbrëmje, teksa Taylor Swift i plotësoi ëndrrën Kamala Harris duke e mbështetur atë si kandidate për presidente.

Menjëherë pas debatit presidencial mes dy kandidatëve (Donald Trump dhe Kamala Harris) për zgjedhjet e 5 Nëntorit në SHBA, në një postim në Instagram, Swift e quajti Harris një “lidere të talentuar”.

Artistja me famë botërore e di shumë mirë se miratimi i saj, i postuar për më shumë se 284 milionë njerëz që e ndjekin në rrjetin social, mund të bëjë diferencën në zgjedhje.

10:41, 11 Shtator 2024

Teksa Kamala Harris dhe Donald Trump u përballën në debatin e tyre të parë presidencial në Filadelfia mbrëmjen e së martës, mbështetësit e secilit kandidat u mblodhën po ashtu në ambiente të ndryshme për t’i ndjekur. Mediat ndërkombëtare sjellin disa prej këtyre momenteve përmes fotove.

10:25, 11 Shtator 2024

Debati i parë me akuza të forta

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika të forta mbi ekonominë, emigracionin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.

Nënpresidentja Harris, kritikoi synimin e Trumpit për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla.

Ajo deklaroi se kur Trump u largua nga presidenca la nivelin më të ulët të punësimit që nga koha e ‘Depresionit të Madh’.  Nga ana e tij Trump, kritikoi Harrisin për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden. Trump deklaroi se emigracioni i klandestin dhe inflacioni ka goditur rëndë shoqërinë amerikane…Lexo më shumë

10:17, 11 Shtator 2024

CNN ka matur kohën e dy kandidatëve se sa kanë folur në debat. Sipas të dhënave rezulton se Trump foli më gjatë se Harris gjatë transmetimit të debatit dhe e mbylli me 5 minuta më shumë.

Në përfundim, Trump rezulton se foli për 42 minuta dhe 52 sekonda, ndërsa Harris për 37 minuta dhe 36 sekonda… Lexo më shumë

10:13, 11 Shtator 2024

Kush e fitoi debatin?

Kush e fitoi debatin?

Në debatin 90 minutësh, Kamala Harris e tronditi herë pas ish-presidentin Donald Trump, duke e detyruar atë në mbrojtje, që nga numri i mbështetësve nëpër tubimet e tij elektorale, te sjellja gjatë sulmit të 6 janarit në Kapitol, e deri tek zyrtarët që shërbyen në administratën e tij e që tashmë janë shndërruar në kritikë të fushatës së kandidatit republikan.

Nëse debatet do të fitoheshin apo humbeshin duke parë se cili kandidat shfrytëzon çështje që janë të rëndësishme për votuesit dhe mbron apo i shmanget fushave ku ka dobësi, atëherë në debatin e mbrëmjes të së martës, fitorja anoi më shumë drejt kandidates demokrate.

Herë pas here, Harris e vuri Trumpin në mbrojtje, me një sërë goditjesh dhe sharjesh që ai u ndje i detyruar t’i adresonte. Ajo e quajti atë të dobët. Ajo tha se liderët e huaj po qeshnin me të. Ajo tha se njerëzit u larguan herët nga tubimet e tij nga “lodhja dhe mërzia”.

Harris hyri në këtë debat me dobësi të qarta në mendjet e shumë amerikanëve, për tema si inflacioni, emigracioni dhe tërheqja nga Afganistani. Në pjesën më të madhe, Trump nuk ishte në gjendje t’i kundërpërgjigjej me retorikën e tij ofensive dhe në ditët në vijim mund të pendohet për mundësinë e humbur.

10:06, 11 Shtator 2024

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika luftarake mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.

Nënpresidentja Harris, 59 vjeçe, kritikoi synimin e Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla.

“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, tha Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra.

Trump, 78 vjeç, kritikoi zonjën Harris për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve. Ai gjithashtu iu drejtua shpejt çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga “azilet e të çmendurve” po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Inflacioni, tha ai, “ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët.”

Debati filloi me një shtrëngim duarsh mes dy rivalëve, të cilët nuk ishin takuar më parë… Lexo më shumë

9:59, 11 Shtator 2024

Debati i zjarrtë, Kamala Harris e vendos Donald Trump në pozita mbrojtëse

Debati i zjarrtë, Kamala Harris e vendos Donald Trump në pozita mbrojtëse

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me akuza të forta mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme. Më lart gjeni disa prej momenteve kyçe të kësaj përballjeje që u mbajt mbrëmjen e së martës në Filadelfia të SHBA.

Redaksia Tvklan.al