Dy kandidatet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris e Donald Trump do të përballen pas pak orësh në të parin debat presidencial mes tyre.

Dhe ajo që zhvillohet të martën në mbrëmje mund të jetë testi kryesor i kësaj fushatë për zgjedhjet e 5 Nëntorit.

Performanca e dobët e Joe Biden në debatin e parë presidencial në fund të Qershorit i detyroi demokratët t’i kërkonin atij largimin.

Zëvendeëspresidentja dhe ish-presidenti nuk kanë përballur asnëherë më parë. Madje nuk kanë zhvilluar as ndonjë bisedë telefonike deri tani.

Por rreth orës 3:00 pas mesnate, ata do të qëndrojnë për 90 minuta në distancën më të afërt që kanë pasur ndonjëherë, në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës, në Filadelfia.

Debati do të moderohet nga dy gazetarët e ABC, David Muir dhe Lindey Davis dhe pritet të ndiqet nga dhjetëra miliona amerikanë e po ashtu edhe në shumë shtete të botës.

Përballja mes tyre vjen në një moment kur sondazhet i tregojnë kokë me kokë, 45 % Trump dhe 47 % Harris, sipas anketës së Neë York Times dhe kolegjit Siena.

Trump ka një përvojë të gjatë në debatet presidenciale dhe ai ka treguar se fokusin kryesor e ka te sulmet ndaj rivalëve, çka mund të devijojë diskutimin nga çështje të rëndësishme.

Harris, sipas sondazhit të fundit, është ende e panjohur për shumë amerikanë. 28% e votuesve të mundshëm thanë se duhej të dinin më shumë për të.

Ngushtësia në sondazhe tregon rëndësinë e debatit të së martës, pasi paraqitja e tyre, që pritet të jetë një kontrast stilesh dhe pikëpamjesh politike, parashikohet të ketë ndikim të ndjeshëm në elektorat, veçanërisht në disa shtete kryesore ku brenda pak ditësh nis votimi i parakohshëm.

Tv Klan