Zv/presidentja Kamala Harris dhe Donald Trump u përballën të martën në debatin e parë presidencial.

CNN ka matur kohën e dy kandidatëve se sa kanë folur në debat. Sipas të dhënave rezulton se Trump foli më shumë se Harris gjatë transmetimit të debatit dhe e mbylli me 5 minuta më shumë.

Në përfundim, Trump rezulton se foli për 42 minuta dhe 52 sekonda, ndërsa Harris për 37 minuta dhe 36 sekonda.

Debati ishte përcaktuar që të dy kandidatët të kishin mundësi të barabarta për t’iu përgjigjur pyetje, por kishin mundësi të mos e përdornin të gjithë kohën e vendosur në dispozicion./tvklan.al