Dëbimi i diplomatit rus, reagon ambasada: Akuzat janë të pabazuara

Lajmi në mediat ruse


Dëbimi i diplomatit rus, reagon ambasada: Akuzat janë të pabazuara

23:13 21/01/2021

Ambasada e Rusisë në Tiranë i quan të pabazuar atë gjitha arsyet e dhëna nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dëbimin e diplomatit rus.

Në një deklaratë të publikuar nga mediat ruse, ambasada shton se për këtë veprim të Shqipërisë është njoftuar dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike. Ministria e Jashtme ruse është informuar,” citohet në deklaratë.

Më tej media ruse shton se ministria nuk specifikon se cilat masa anti-COVID kishte shkelur diplomati nga veprimet e tij.

Ky reagim i ambasadës ruse vjen pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme për dëbimin e diplomatit Mikhail Afanasiev. Sipas ministrrisë diplomati ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme masat anti COVID-19./tvklan.al







Të ngjashme