Këtë të enjte mjaft qytete në veri dhe juglindje janë zbardhur nga dëbora. Edhe pse gjatë natës ka patur reshje bore me intensitet, në Fushë Arrëz dhe Kukës qarkullohet normalisht.

Në Qarkun Korçë trashësia e borës varion nga 5 cm në zonat fushore deri 15 cm në pjesët malore si në rrugën e Dardhës.

Në të gjitha akset qarkullohet pa zinxhirë. Ndërsa në disa fshtara raportohet për mungesë energjie.

Edhe Llogaraja është zbardhur nga dëbora, çka ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas sinpotikanëve, duke filluar nga e premtja në vend do të fillojë rritja e temperaturave.

I gjithë muaji Prill do të na shoqërojë me episode të shkurtra atmosferike me reshje shiu dhe temperatura të ulta.

Tv Klan