Të kujdesen për natyrën dhe të jenë të guximshëm për të ndjekur ëndrrat e tyre, është ky mesazhi që shfaqja “Delja e Detit”, kërkon t’u japë fëmijëve.

Për aktoren Jorida Meta kjo pjesë me në qendër një dele, e cila është në kërkim të jetës në natyrë mes gjelbërimit, vjen jo vetëm për t’i argëtuar fëmijët por edhe për t’i edukuar.

Jorida Meta, aktore:

Është një shfaqje që përcjell jo vetëm kënaqësi dhe argëtim tek fëmijët por edhe mesazhe. Mesazhe që duhet ta ruajmë tokën, duhet ta ruajmë jetën tonë ta mbrojmë atë. U japim një mesazh shumë të mirë prindërve si të edukojnë brezin e fëmijëve të tyre për ta mbajtur tokën sa më të pastër.

Shfaqja bëhet akoma më interesante me risinë që sjell për spektatorët duke kombinuar tre elemente, kukullën, aktrimin dhe videoprojeksionin në 3D.

Renato Aliçkolli, video-animator:

Video me projeksion janë bërë e më parë, por video në këtë nivel, nuk është bërë ndonjëherë pasi janë futur 3 dimensione kukulla, personazhi animuar dhe aktori real. Dhe ndërthurja e të trejave bën që të jetë një magji në skenë.

Me skenar të Nelson Mullës dhe regji të Aldjon Matarangasit “Delja e Detit” vjen premierë në Teatrin e Kukullave më 21 Shkurt ora 18.00, dhe në 23-24 Shkurt në orën 10 dhe 11.

Tv Klan