Sulmuesi francez u dëmtua në gju në takimin ndaj Hungarisë dhe i duhet që t’i nënshtrohet një operacioni

Ousman Dembele do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 4 muaj për shkak të një dëmtimi në gju.

Ai humbet kështu Kampionatin Evropian, ndërkohë që nuk do të jetë i gatshëm për Barcelonën në nisje e sezonit.

Sulmuesi 24-vjeçar u dëmtua në takimin që Franca pati kundër Hungarisë që përfundoi me rezutaltin 1-1.

Pas ekzaminimeve mjekësore rezultoi se goditja e marrë në gjurin e djathtë kishte krijuar problem në tendinë dhe ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

Lojtari u largua nga grumbullimi me “Les Blues”, ndërsa do të nisë trajnimin mjekësor.

Lojtari i kombëtares franceze vazhdimisht ka vuajtur nga dëmtimet fizike, që kur u bë pjesë e katalanasve pas transferimit nga Borusia Dortmundi.

Një dëmtim në kofshë e la jashtë për katër muaj që në sezonin e parë të blaugranat.

Ndërsa problemet me muskujt bënë që të luante në vetëm 9 takime në toal në seoznin 2019-2020.

Por sezonin e shkuar ai luajti në 44 takime dhe shënoi 11 gola, pa pasur shqetësime fizike serioze.

Klan News