Gjykata Penale i ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burg të pandehurit 

Zbardhet vendimi për 6 të dënuarit të cilët gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019 dëmtuan listat e zgjedhësve në shkollë “Vllaznia” në Babrru.

Dëmtimet e materialeve zgjedhore para se të ndryshojë ligji hetoheshin dhe gjykoheshin nga Gjykata me juridiksion të përgjithshëm. Dëmtimi i materialeve zgjedhore apo afishimit të listave të votuesve dënohet me burg.

Klan Neës ka siguruar vendimin e Gjykatës Penale për 6 persona të cilët gjatë zgjedhjeve vendore të 2019-ës dëmtuan listat e zgjedhësve në shkollën “Vllaznia” në Babrru. Prokuroria argumenton në kërkesën e saj për gjykim, se 6 të dyshuarit, gjatë paradites së datës 30 Qershor të 2019, janë futur me forcë në oborrin e shkollës dhe kanë grisur listën e votuesve që ishte e afishuar në dritares e shkollës.

Grupi i hetimit përveç deklarimeve të personave që kanë qenë në vendin e gjarjes, ka verifikuar edhe pamjet filmike ku rezulton e provuar se të dyshuarit kanë kryer elementë të veprës penale “dëmtim i materialeve zgjedhore me dashje”.

Të dyshuarit kanë mohuar që ta kenë kryer me dashje dëmtimin e materilave zgjedhore. Përfaqësuesit ligjorë të 6 të dyshuarve kanë kërkuar nga togat e zeza që të mos konsiderohet si krim zgjedhor dëmtimi i listave me emrat e votuesve. Ndërsa vetë të pandehurit nuk kanë pranuar që të japin asnjë shpjegim gjatë gjithë procesit gjyqësorë. Pasi ka dëgjuar argumentet e palëve, Gjykata Penale ka vendosur dënimin me 19 vite burg në total.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet 1/3 e dënimit dhe në total ata u dënuan me 12 vite e 8 muaj burg. Por dënimi është konvertuar në shërbim prove. Ata e kanë shlyer gjithashtu me preiudhën e paraburgimit. Ndërkohë aktualisht në SPAK dhe prokuroritë e rretheve janë mbi 100 raste të dyshuara për krime zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2021. 

Klan News