“Dera e ferrit” që digjet prej 40 vjetësh

“Dera e ferrit” që digjet prej 40 vjetësh

22:25 19/03/2019

Një krater apokaliptik, i mbiquajtur “dera e ferrit” dhe që digjet prej 40 vjetësh është filmuar me dron. Krateri Darvaza është 69 metra i gjerë, 30 metra i thellë dhe ndodhet në një zonë shkretëtirë të Turkmenistanit.

Ajo u krijua kur një grup inxhinierësh sovjetikë që eksploronin sipërfaqen e gazit natyror, panë aparaturën e tyre që rrëzohej, duke krijuar një krater të thellë.

Të frikësuar se në atmosferë do të çliroheshin gaze të dëmshme, ata i vunë flakën, me shpresën se do të digjej në pak javë.

Por nuk ndodhi kështu dhe krateri digjet që prej asaj dite, në vitin 1971, duke u shndërruar në një vend tërheqës për turistët.

Fotografi Alessandro Belgiojoso kapi pamjet e pabesueshme, xhirime HD, të cilat tregojnë këtë vend të pazakontë. Kjo gropë ndodhet rreth 241 kilometra nga kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabat.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi