Për herë të parë në histori, derbi i Madoninës mes Milanit dhe Interit do të luhet ditën e parë të javës. Mbrëmjen e sotme, 90 minutëshi i Milanos pritet të dhurojë emocione të shumta. Vëmendja është padyshim tek objektivi i zikaltërve.

Me një avantazh prej 14 pikësh, Inter mbërrinë në “San Siro” për të marrë maksimumin dhe për të kurorëzuar sezonin me titullin e 20 në histori. Skuadra e Simone Inzaghi është e favorizuar për të arritur sukses falë edhe shifrave.

Ky i fundit ka një bilanc pozitiv me kolegun, Stefano Pioli, ndaj të cilit ka fituar të 5 derbit e fundit dhe kjo gëzon tifozët që pritet të jenë të shumtë jo vetëm në tribuna, por edhe në sheshet kryesore të qytetit. Interi kurrë nuk ka fituar gjashtë ndeshje radhazi kundër Milanit më parë, por kuqezinjtë kanë shkuar në një ecuri të tillë dy herë në historinë e tyre.

Pavarësisht nga rekordi, megjithatë, është e qartë se humbja e gjashtë derbit nuk do të ishte asgjë më pak se e turpshme.

Milanit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të përpiqej ta mbyllte sezonin duke u rikthyer për të fituar një derbi, duke tentuar të shtyjë festën e kampionëve të ardhshëm të Italisë. Klubi kuqezi do të përpiqet të mposhtë Interin para tifozëve të tyre për të pasur të paktën një arsyeje për tu krenuar nga në një sezon zhgënjyes pavarësisht garantimit të një vendi në Ligën e Kampionëve të ardhshëm.  

Klan News