Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, thotë se në Shqipëri nuk është e lehtë të bësh biznes. Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram një video, ku thotë se ky është një tjetër dështim i Ramës.

51 ditë deri më 25 Prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A është e lehtë të bësh biznes në Shqipëri? Përgjigja: Jo”, shkruan Basha

Basha e shoqëron postimin e tij në rrjetet sociale me raportin e DASH për klimën e investimeve në Shqipëri ku korrupsioni e vështirëson të bërit biznes./tvklan.al