Konflikti gjatë mbylljes së procesit të votimit

Një punonjës policie është plagosur pasditen e kësaj të diele në Pukë. Ngjarja ndodhi gjatë mbylljes së procesit të votimit, kur Mikel Lleshaj, 32 vjeç ka goditur me thikë punonjësin e policisë Gëzim Osmanaj, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.

Autori është me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa mësohet se konflikti nuk ka pasur lidhje direkt me procesin e zgjedhjeve.

Ai mësohet se është ndjerë i bezdisur nga prania e efektiveve jashtë ambienteve të qendrës së votimit dhe ka pasur një konflikt të çastit me efektivin, të cilin më pas e ka qëlluar me thikë./tvklan.al