Viktimat u gjetën në 13 lokacione në James Smith Kri dhe në fshatin Ueldon. Dy të dyshuarit, të identifikuar si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, janë në arrati dhe vlerësohet se janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Dy burrat u panë duke udhëtuar në qytetin e Regina, rreth 320 km në jug  të fshatit Weldon. Një nënë e dy fëmijëve ishte në mesin e 10 personave të vrarë, raportuan mediat lokale.

Goditjet me thikë po konsiderohen si vrasje masive më vdekjeprurëse në historinë moderne kanadeze dhe do të jehojnë në të gjithë vendin, i cili nuk ka parë ngjarje të tilla krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Ende nuk dihet raporti midis Damien Sanderson, dhe Myles Sanderson dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje për sulmuesit.

Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga sulmet e tmerrshme. Si kanadezë, ne vajtojmë me të gjithë të prekur nga kjo dhunë tragjike dhe me popullin e Saskatcheëan”, tha kryeministri Justin Trudeau në një deklaratë.  Një deklaratë nga udhëheqësit indigjenë tregoi se sulmet mund të kenë qenë të lidhura me drogën.

“Ky është shkatërrimi me të cilin përballemi kur drogat e dëmshme ilegale pushtojnë komunitetet tona,” tha Federata e Kombeve Sovrane Indigjene. Grupi përfaqëson 74 Kombet e Parë në Saskatcheëan. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Kri  një komuniteti indigjen me rreth 2.000 banorë në verilindje të Ueldonit.

Po ashtu, autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për rrezik në telefonat e të të gjithë banorëve në Saskatçuan, Manitoba dhe Alberta  një zonë e madhe që ka madhësinë e pothuajse gjysmës së Evropës. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që të lajmërojnë menjëherë policinë nëse hasin në të dyshuarit, pasi ata konsiderohen të rrezikshëm.

Klan News