Detaje/ Vrasja e Mario Majollarit, si u largua ekzekutori nga vendngjarja

Detaje/ Vrasja e Mario Majollarit, si u largua ekzekutori nga vendngjarja

12:13 12/04/2018

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 28-vjeçarit Mario Majollari. Burime të ABC News thonë se në momentin e ekzekutimit ka qenë vetëm një person. Më pas u largua në këmbë drejt rrugicave të pallateve në drejtim të Tufinës. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se vrasësin e priste një automjet ngjyrë gri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur në Fushë-Krujë që u gjet ditën e djeshme nuk ka lidhje me ngjarjen, por mund të jetë përdorur nga organizatorët e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet. Nga ana tjetër janë pyetur dhe familjarët e Kastriot Gjuzit, i cili është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes. Ata kanë thënë se kontaktin e fundit me të e kanë pasur mesditën e së martës dhe më pas nuk e kanë parë. Ai nuk është kthyer në mbrëmje si zakonisht dhe kjo i ka bërë ata të shqetesohen.

Pavarësisht këtij fakti, familjarët e Gjuzit mohojnë që Kastrioti të jetë autor i vrasjes së Mario Majollarit, pasi sipas tyre ai nuk e ka hapur në familje temën për vrasjen e vëllait të tij, Ilir Gjuzi. Ky i fundit u ekzekutua në vitin 2000 nga babai i Mario Majollarit, i cili aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT