Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të LDK-së. Në një prononcim për mediat pas takimit, Mustafa tha se ende nuk janë përmendur emra të rinj për të marrë drejtimin e partisë.

Po ashtu ai premtoi se po bëhet një analizë e thellë dhe LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Jam i bindur që LDK ka pas arsye dhe ka ende që ta ruajë programin e vet dhe trashëgiminë. LDK do të rikthehet edhe më fuqishëm në të ardhmen”, u shpreh ai.

Më tej ish-numri një i LDK-së tha se nuk e ka ende një përgjigje për rezultatin e dobët që ka marrë partia e tij në zgjedhjet e fundit.

Po ashtu Mustafa tha se beson që i ka bërë mirë Kosovës që ka prishur koalicion me Vetëvendosjen, por shtoi se votat e partisë së tij kanë kaluar në partinë e Albin Kurtit.

Isa Mustafa dha dorëheqjen një ditë më parë pas rezultatin zhgënjyes që mori LDK në zgjedhjet 14 Shkurtit, pasi doli parti e tretë, pasi LVV dhe PDK./tvklan.al