Dhoma Amerikane kërkon që drejtoria e tatimeve të respektojë ligjin dhe të rimbursojë në kohë tatimin mbi vlerën e  shtuar. Alketa Uruçi, anëtare e bordit të saj, tha se edhe në rastet që tatimet miratojnë rimbursimin, është thesari që vonon derdhjen e parave.

Por Drejtorja e Tatimeve tha se nuk janë të pakta rastet kur vetë bizneset përdorin rimbursimin e TVSH-së për të krijuar skema mashtrimi, vlera e të cilave bashkë me fshehjen e të ardhurave vitin e fundit arriti rreth 60 milion dollarë.

Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane kërkuan zgjidhje të gjobave që gjeneron vetë sistemi informatik i tatimeve. Në momentin që ato kanë zgjedhur të kenë status pasiv, sistemi tatimor i nxjerr pasiv duke i gjeneruar gjoba për mosdeklarim në kohë të deklaratave tatimore.

Tv Klan