Një çift të moshuarish në Memaliaj janë dhunuar dhe grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së martës në dyqanin e çiftit, atje ku autorët kanë goditur me qytën e pistoletës Mustafa Mustafain, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij Thëllëza Mustafai, 67 vjeç dhe më pas kanë marrë edhe 5 qind mijë lekë të vjetra.

Çifti i të moshuarve kanë mbetur të plagosur, por në gjendje më të rëndë është 70-vjeçari, që ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Tv Klan