Një lokal në zonën e Kunes në Shëngjin, është djegur gjatë natës rreth orës 04:30. Policia thotë se lokali ishte konstruksion druri dhe u dogj tërësisht. Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lokali është në pronësi të qytetarit me iniciale G.Ç. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, megjithatë pritet rezultati i hetimeve.

/tvklan.al