“Diku ku dielli nuk perëndon”


“Diku ku dielli nuk perëndon”

08:20 14/09/2020

Studentja shqiptare vjen me një roman dedikuar femrave

“Diku ku dielli nuk perëndon”, është romani më i ri i shkruajtur nga autorja Enxhi Drapi. Një libër me karakter psiko-social vendos në qendër femrën, në saj të personazhit me emrin Helen.

Duket se periudha e izolimit i shërbeu për mirë studentes të Fakultetit të Drejtësisë për të nxjerrë në dritë këtë roman ku dashuria, vdekja si kërcënim, marrëdhëniet komplekse, lidhja e pashembullt prind-fëmijë, të gjitha këto zënë një vend shumë të rëndësishëm.

Sipas Enxhit, ngjarja zhvillohet kudo ku preferon të zbarkojë lexuesi, nuk ka një vend specifik pasi fatkeqësisht paragjykimi ekziston kudo.

Ndër faqe, lexuesit do të përballen me shumë histori dështimi dhe fitoreje, sepse të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Gjithashtu do të hasen me karakterin e fortë që Helen ka, ku ajo arrin të mposhtë sëmundje të njëpasnjëshme dhe ringrihet fuqishëm pas çdo dështimi vetëm me ndihmën e familjarëve.

Enxhi Drapi nuk vjen vetëm si shkrimtare, por një tjetër pasion i fortë duket sikur po lulëzon brenda saj.

A do të ketë një vëllim të dytë “Diku ku dielli nuk perëndon”?

 “Diku ku dielli nuk perëndon” gjendet në çdo librari në Shqipëri dhe në Kosovë.

Klan Plus




Të ngjashme