Promovimi i veshjeve është bërë përmes manekinëve

Shtëpia franceze e modës Christian Dior ka paraqitur disa prej dizanjeve në miniaturë në kushtet e pandemisë. Gjigandi i modës u detyrua t’i shfaqte koleksionet online, një shfaqje e punimeve të cilësisë së lartë dhe veshjeve unike.

Fustanet e Dior janë inspiruar nga artiste femra surreale, si fotografja Lee Miller dhe kanë pasur qëndisje të veçanta, si pendë në të gjithë trupin. Veshjet ishin vendosur në 37 manekinë të vegjël, të cilët më vonë do të dërgohen drejt klientëve më të rëndësishëm në të gjithë botën dhe u prezantuan për publikun në një film të xhiruar nga regjisori i ‘Gomorrah’, Matteo Garrone. 

Miniaturat që ecin, risollën një format të përdorur nga shtëpitë franceze të modës gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të mbanin gjallë tregun dhe të arrinin klientët. Një pjesë e madhe e veshjeve kanë edhe elemente të sirenave dhe nimfave, në pjesën e poshtme të fustaneve.

Dizenjuesja Maria Grazia Chiuri filloi punën nga shtëpia për këtë koleksion, kur vendi u izolua për shkak të Covid-19, duke koordinuar rrobaqepëset dhe stafin e produksionit, të cilët po ashtu punonin nga shtëpia. Chiuri është shprehur se ky koleksion përcjell mesazhin se gjërat e bukura bëhen edhe në kushte të vështira.

Klan Plus