Disa ditë para dasmës ndodh ajo që nuk pritej…

Disa ditë para dasmës ndodh ajo që nuk pritej…

19:20 04/08/2019

Një çift kishte bërë gjithçka gati dhe ishin duke pritur datën 25 Gusht për të kurorëzuar martesën e tyre. Por ndodh e papritura… Hoteli dhe restoranti të cilin e kishin prenotuar një vit më parë u shkrumbua pasi u përfshi nga flakët.

Rachel Fellows dhe Dean Webber nga qyteti Walsall, Britani, rezervuan restorantin në Maj të vitit 2018 dhe ishin duke numëruar ditët për të festuar.

Por, disa ditë para dasmës një zjarr i madh shpërtheu në saunën e hotelit. Megjithë përpjekjet e 50 zjarrfikësve, të cilët luftuan me flakët për më shumë se katër orë, hoteli nuk mund të shpëtohej.

Bukuroshja Rachel, 37 vjeçe, ka thënë se ka shumë pak kohë për të gjetur një restorant dhe të njoftojë të gjithë dasmorët nga fillimi, pasi ftesat janë dërguar prej shumë kohësh. “Nuk e di se çfarë do ndodhë jam shumë e shqetësuar. Gjithçka ishte bërë gati për tu vendosur atje… Jam interesuar edhe në vende të tjera, por duke qenë se jemi në muajin Gusht, shumica e tyre janë të rezervuar për dasma”.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Dean janë bashkë prej 10 vitesh dhe kanë dy vajza, Harriet dhe Babe dhe kishin vendosur që këtë verë të bënin dasmë.

Por Rachel ka dhe një shqetësim tjetër. Një pjesë e të ftuarve që nuk jetojnë në Britani kanë prere biletat për në datën 25 Gusht.

“Ne duhet të martohemi patjetër në 25 Gusht. Nëse e ndryshojmë datën, nuk e di nëse do të mund të rezervojmë të njëjtin fotograf dhe DJ. Disa prej të afërmve tanë dhe miqve tanë jetojnë jashtë vendit dhe kanë rezervuar biletat për të ardhur në ceremoni”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT