“Përshëndetje fëmijë! Unë quhem Mina dhe jam 9 vjeç. Këtu në krah kam arushin tim, Tedi. Kështu kam menduar ta quaj. Gjithë fëmijët mendojnë për pushimet verore. Edhe unë mendoj për pushimet verore. Pushimet verore unë kam dëshirë t’i kaloj në Itali me babin dhe me mamin tim sepse babin kam tre vjet pa e parë. Edhe unë kam disa kujtime shumë të bukura, por kujtimi më i bukur ka qenë edhe kur kam qenë me babin më e vogël, kur kam udhëtuar me teleferik ka qenë shumë bukur të udhëtoje. Tirana ishte shumë e bukur. Poshtë teleferikut ishte dhe një liqen i vogël. Aty ne pamë edhe disa rosa. Pastaj kemi shkuar në këndin e lojërave. Atje kemi dalë shumë bukur. Kemi qenë edhe me disa karrocela, kemi qenë me makina, por unë gjithsesi kam dalë shumë mirë. Unë kam udhëtuar dhe shumë me kalë, por në fillim ka qenë pak e vështirë, por unë prapë se prapë ia kam dal mbanë për të udhëtuar. Mirupafshim fëmijë! Tani unë do ia lë radhën miqve të mi që janë fshehur në një vend sekret. Mirupafshim!”