Dita e djeshme në Australi ka qenë pushim për shumicën e punonjësve. Nuk ka pasur ndonjë festë kombëtare, por ata kanë kërkuar pushim pasi kanë qenë ‘sëmurë’. E gjitha ishte një justifikim për të parë serialin që ka thyer rekorde shikueshmërie. “Game of Thrones” startoi sezonin e 8, i cili do të jetë dhe i fundit.

Fansat e filmit në Australi kanë marrë pushim me pretekstin se janë sëmurë, që të ndiqnin filmin e tyre të preferuar. Diçka e pazakontë, që ka habitur jo vetëm drejtuesit e kompanive, por ka bërë bujë dhe në media.

Shumë drejtues kompanish kanë thënë se nuk ishin hasur me diçka të tillë më përpara. Ata thanë se nuk ishte e nevojshme e gjitha kjo gjë, pasi mund të shkonin më herët në punë dhe ta linin në kohë për të parë filmin, ose të riktheheshin në pune më vonë.

Megjithatë drejtuesit e kompanive thanë se e justifikojnë të gjithë këtë, pasi janë të ndërgjegjshëm se “Game of Thrones” është një ndër filmat më të preferuar në botë. Dhe sezoni i 8 i tij, sigurisht që do të kishte shumë ndjekës, duke qenë se është dhe i fundit.

Fansat nga e gjithë botën pritën me orë para televizorit, për të mos humbur asnjë sekondë të tij. Në Spanjë, fansat ishin që në orët e para të mëngjesit pranë sallave të kinemanë, për të siguruar një biletë.

Klan Plus