Një linjë ajrore e krijuar posaçërisht për qentë do të nisë fluturimin e parë më 23 Maj. “Bark Air” që e quan veten eksperienca e parë e udhëtimit ajror në botë e krijuar posaçërisht për qentë, po ofron një përvojë të nivelit të lartë për qentë dhe pronarët e tyre që duan të largohen me avion. Linja ajrore fillimisht do të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun dhe Nju Jorkun me Los Anxhelosin.

“Shpeshherë qenve iu mohohet udhëtimi, iu kufizohet në një çantë të vogël, ose durojnë stresin e fluturimit. Duke ditur këto sfida dhe kërkesën në rritje për një zgjidhje të arritshme, Bark Air paraqet një opsion më të mirë për qentë që udhëtojnë me pronarët e tyre”, thuhet në një njoftim nga kompania.

Qentë janë të lirë kur ndodhen në bord dhe lejohen të shfrytëzojnë sa më shumë ndenjëset, shtretërit, xhirot dhe çdo pjesë tjetër të avionit ku mund të ngjiten. Ashtu si rregullat e rripit të sigurimit në çdo fluturim standard, qentë duhet të qëndrojnë në pritje, ndërsa avioni është duke fluturuar, apo kur pritet ndonjë turbulencë.

Përpara se të hipin, qentë do të ekspozohen ndaj fenomeneve qetësuese, muzikës e ngjyrave që katërputroshët pëlqejnë. Gjatë fluturimit, qenve do t’u shërbehen ushqime, pije dhe surpriza të tjera me qëllimin për të përkëdhelur pasagjerët me gëzof dhe pronarët e tyre./tvklan.al