Deklarata e Jetnorit se “është mysliman, mund të marrë deri në 7 gra”, i ka shtuar revoltimin gruas së tij, Pranverës. Ajo e ka sjellë që të përballen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq” që ai ta përfshijë në pasuri pasi kanë 30 vite bashkë dhe 3 fëmijë, por emri i saj nuk gjendet  në asnjë dokument.

E acaruar, Pranvera nis t’i rendisë bashkëshortit të saj gjithë kontributin e saj në këtë martesë ku tregon se si për 6 vite ka qëndruar vetëm me vjehërrit pasi Jetnori ndodhej në Itali. Veç kësaj, ajo i dorëzonte edhe pagën vjehrrit.

Eni Çobani: Gratë janë bërë të zgjuara sot. Nuk ka gra t’ia hedhësh ti edhe të tjerët. Gratë sot i dinë mirë gjërat, kanë nja 12 vjet që më dëgjojnë mua këtu dhe gratë janë bërë tani si zonja që ke përballë, duan pronë o zotëri se ty të ngrihet mendja nesër, merr një tjetër, këtë e lë mes 4 rrugëve. Kjo duhet të jetë e siguruar.

Pranvera: Çfarë the zotëri?

Eni Çobani: Që mund të marrë tjetër.

Pranvera: Që të marrësh tjetër?

Pranvera merr shishen e ujit në dorë.

Eni Çobani: Jo, jo, jo me shishe uji!

Pranvera: Çfarë, do marrësh tjetër? po 30 vjet kush ka punuar te  ty more zotni? 30 vjet kush ka punuar zotrote?

Jetnor: 30 vjet ke ngrënë, të kam trajtuar si grua, çfarë do më shumë ti tani? ça pronash do?

Pranvera: Më ke lënë me tre kalamajtë, më ke lënë me vjehrrën, më ke lënë me vjehrrin, vinte kunata poshtë e përpjetë me kalamajtë e vet, tani unë ç’kusur ta kisha?

Jetnor: Më lër rehat atje!

Pranvera: Zotni,  kam punuar për 10 vjet në Xhafzotaj,  merrja rrogën!

Eni Çobani: Si ke punuar?

Pranvera: Kam punuar në Xhafzotaj, ishte firmë italiane, merrja 400 mijë lekë në muaj ia dorëzoja vjehrrit zonja Eni.

Eni Çobani: Po ky ku ishte?

Pranvera: Ky iku në Itali moj zonja Eni!

Eni Çobani: Po ti jetoje me vjehrrrin?

Pranvera: Unë jetoja me vjehrrin, me vjehrrën se s’kisha letra, ku do shkoja unë zonja Eni, kisha edhe 3 fëmijë të mitë. Ku të shkoja? Të shkoja te babai?

Jetnor: Të ikje te babai pastaj.

Pranvera: Si të ikja te babai? Babai më dha burrë, më martoi!

Jetnor: Unë kam qenë pa letra.

Eni Çobani: Sa vite e le zonjën këtu?

Jetnor: 6 vjet./tvklan.al