Janë të rralla rastet kur shohim bashkë shumë prej artistëve shqiptarë në të njëjtin emision.

Por duket se Ermal Mamaqi ia ka dalë të bëjë bashkë këngëtarët Albërie Hatërgjonaj, Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Gena, Remzie dhe Nexhat Osmani, Bojken Lako dhe aktorët e humorit Olsi Bylyku dhe Arta Elezaj. Përtej të gjitha angazhimeve, artistët kishin zgjedhur të bëhen bashkë sot në emisionin “Xing me Ermalin”. Mes të qeshurash dhe batutash moderatori zbuloi “dëshirat” e artistëve.

“Unë desha t’iu lexoj ju nga një kartolinë sepse ne kemi bërë një vjedhje. Kemi marrë kartolinat që i keni dërguar ju babagjyshit dhe do t’i lexojmë. Do t’iu fëlliqim fare, do tregojmë të vërtetën”,

tha Mamaqi.

Ai lexoi gjatë emisionit kartolinat “me dëshirat” e artisëve, përmes të cilave i bëri të gjithë të qeshin.

/tvklan.al