Albert Gajo dogji një sipërfaqe me vreshta në Leskovik

Ish-zëvendës ministri i Integrimit Albert Gajo është arrestuar për zjarrvënie. Sipas një njoftimi të policisë së Korçës, 59-vjeçari, banues në Tiranë ka hapur në një zjarr në vendin e quajtur Sarandapor, në Leskovik duke djegur një sipërfaqe vreshti.

Flakët kanë dalë nga kontrolli dhe më pas kanë përfshirë edhe një zonë tjetër me bimësi. Gajo do të përballet me akuzën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gajo ka qenë zëvendës ministër i Integrimit në vitet 2005-2009 dhe zëvendës ministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013.

Tv Klan