Shoku i tij mohon autorësinë, policia gjen armën

Një 22-vjeçar nga Bulqiza është vrarë me armë zjarri. Ai është Elidon Basha i cili është qëlluar në shpatull rreth orës 23:30 të së enjtes në rrugën Fushë Bulqizë-Kodër Dane. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Dibrës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Gjendja e tij është përkeqësuar gjatë rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë e si pasojë e gjakderdhjes ka ndërruar jetë. Dyshimet e para të policisë ishin për një vrasje aksidentale nga shoku i tij 27-vjecari, Klodian Kola me të cilin kishte dal për gjah, por ky i fundit i ka mohuar akuzat.

Ai ka pretenduar se shoku i tij është qëlluar nga persona të tjerë. Por disa orë më vonë, policia gjeti të fshehur pranë vendit ku ndodhi ngjarja një kallashnikov me të cilin dyshohet së është qëlluar për vdekje 22-vjeçari.

Sipas policisë ka qenë pikërisht Klodian Kola ai që ka fshehur armën për të bërë të besueshme albinë e tij.  Policia arrestoi Klodian Kola dhe ka vendosur nën hetim dhe dy prindërit e tij  pasi fshehën provat e kësaj ngjarje.

Të rinjtë ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe dilni shpesh herë për gjah, ndërsa ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

Tv Klan