Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, është dorëhequr nda detyra.

Klan News raporton se Dollapi i ka paraqitur dorëheqjen kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por ende nuk dihen arsyet.

Kjo lëvizje vjen pak javë pasi PD nuk arriti që të fitonte shumicën ne zgjedhjet e 25 Prillit edhe pse këtë proces e ka kontestuar.

Dollapi ka mbajtur postin e Sekretarit Organizativ që nga viti 2017, kur u zgjodh nga Basha në këtë pozicion./tvklan.al