Përmes futbollit për të zgjidhur sfida komplekse që përmirësojnë jetën shoqërore. Është ky projekti më i ri i Federatës Shqiptare të futbollit që synon ndërtimin e Urave lidhëse për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave të FSHF-së.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, Armand Duka nënvizoi se nëpërmjet fuqisë që ka loja e futbollit, FSHF do të tentojë të bashkëpunojë me të gjithë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie.

“Kjo strategji quhet “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” sepse ne, nëpërmjet fuqisë që ka loja do të tentojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor, aktor e shoqatë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie. Nuk jam i sigurt nëse do të fitojmë me Italinë apo nëse do të kalojmë grupin në Europian, por jam mëse i sigurt që do të realizojmë dhe do të tejkalojmë çdo objektiv që i kemi vënë vetes dhe do të ndikojmë fuqishëm për të bashkuar të gjithë faktorët në përmirësimin e jetës përmes futbollit”.

Ky projekt do të jetë në zbatim të paktën deri në vitin 2030.  

Klan News