Ajo është një modele fitnessi dhe sportiste e konfirmuar edhe përtej kufijve shqiptarë. Bëhet fjalë për Dorina Memën, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për fëmijërinë e saj dhe jo vetëm.

Ajo ishte e shoqëruar në studio nga qenushja e saj Bo, me të cilën tha se ka një lidhje shumë të ngushtë. Mema tregoi se Bo një vit më parë ka kryer një operacion dhe tashmë është me tre këmbë, por ajo nuk e ka menduar kurrë ta braktisë.

https://youtu.be/XhHwHbbxafU?t=1m42s

“Bo ka tre këmbë sepse ka bërë një operacion, por nuk e kam fare problem se përsëri jeton si princeshë. Edhe me dy, edhe me një po të ishte unë nuk do ta braktisja. Ka një vit që ka bërë operacionin dhe ndihet shumë mirë. Bo është 5 vjeç dhe çelësi për të edukuar një qen mendoj se është dashuria ekstreme. Bo nuk e njeh dhunën, unë vetëm i flas dhe i shpjegoj çdo hap që bëjmë. Ajo i njeh me emra njerëzit që më rrethojnë. Vjet në muajin Gusht sapo u ktheva nga Katari, i lashë pushimet dhe 3 javë kam qëndruar tek spitali i qenve. Për tre javë kemi fjetur bashkë sepse po të ikja e gjeja me lotë në sy dhe me dhimbte shpirti. Qentë unë mendoj si i mban dashuria për të zotin, nuk ka sëmundje që i mposht ata. Mendoj se njerëzit duke dashur qentë marrin bekime, është gjë shumë e mirë. Çdo gjë që ne iu japim ata na e kthejnë mbrapsht”,

tha Mema.

Gjatë emisionit ajo po ashtu rrëfeu për qytetin e saj të lindjes, Krujën dhe kujtimet e saj me këtë qytet.

“Në qytetin e Krujës kam qëndruar derisa mbarova shkollën e mesme. Fëmijëria më ka bërë kjo që jam sot. Kam patur prindër të disiplinuar. Që e vogël i kam dashur shumë kafshët dhe kam qenë e lidhur me ta. Ndoshta shumë krutanë që po më ndjekin e mbajnë mend atë gjelin që kam patur unë, më çonte në shkollë dhe më merrte. Por qyteti i Krujës në një fjali është si Monte Carlo pa det, është shumë e bukur”,

tha modelja e fitness-it.

/tvklan.al