Fansat e Drake, mblidhuni! Reperi juaj i preferuar sapo ka konfirmuar përfundimin e albumit të tij të ri, “Certified Lover Boy”.

Gjatë një daljeje të shkurtër në një spektakël radioje të premten, reperi lajmëroi prezantuesit për albumin e tij të gjashtë, i cili ka kohë që pritet nga adhuruesit e muzikës së tij.

“Albumi është gati. ‘Certified Lover Boy’ është rrugës dhe kjo shkon për të gjithë ata që janë aty”.

Fansat nisën menjëherë spekulimet për pjesën “të gjithë ata që janë aty”. Ata e lidhën me Kanye West, i cili po ashtu ka lajmëruar publikimin e albumit të tij, “Donda” më 6 Gusht. Kanye do të mbajë edhe një event tjetër dëgjimi të albumit më 5 Gusht, në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta./tvklan.al