Drejtuesi i FDA kundër Trump: Nuk mund të parashikojmë kur do të jetë gati vaksina



Drejtuesi i FDA kundër Trump: Nuk mund të parashikojmë kur do të jetë gati vaksina

14:45 06/07/2020

Drejtuesi i rregullatorit të ilaçeve në SHBA ka hedhur dyshime mbi parashikimi e Presidentit Donald Trump nëse një vaksinë për Covid-19 do të jetë gati që këtë vit.

“Nuk mund të parashikoj kur do të jetë gati një vaksinë”, tha doktori Stephen Hahn, komisioneri për Administrimin e Ilaçeve dhe Ushqimeve (FDA) në SHBA.

Hahn u shpreh se vaksina duhet të zhvillohet duke u bazuar në informacione dhe shkencë.

Komisioneri është pjesë edhe e task-forcës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë. Ai u pyet rreth periudhës kohore që sugjeroi Trump ku tha se zgjidhja për pandeminë do të jetë gati “përpara fundit të vitit”.

“Dua të falenderoj të gjithë shkencëtarët dhe kërkuesit në vend edhe ata në botë, të cilët janë në front të përpjekjes historike për të zhvilluar trajtime që do të shpëtojnë jetë njerëzit madje edhe një vaksinë”, tha Trump gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti është kritikuar shumë për komentet për vaksinën dhe trajtimet gjatë periudhës së epidemisë së koronavirusit. Në SHBA rreth 130 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa 2.8 milionë vetë janë infektuar. Gjatë ditëve të fundit është vënë re një rritje e rasteve./tvklan.al




Të ngjashme