Drogë dhe mijëra euro, shqiptarët përfundojnë në pranga



Drogë dhe mijëra euro, shqiptarët përfundojnë në pranga

09:16 01/03/2020

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për tre persona të moshave 22, 24 dhe 41 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen ende të ditura.

Agjentët kishin qenë në ndjekje të dy prej shqiptarëve në Solaro. Ata zbuluan takime të tyre me disa shpërndarës të vegjël droge në disa zona pranë Lombardisë. Si përfundim u arrit të zbulohej baza, një banesë në Fontanelle.

Kështu autoritetet ushtruan kontroll të enjten e kaluar. Ata zbuluan një rafineri të vërtetë droge, ku dy prej shqiptarëve ishin duke paketuar një sasi droge me një pompë hidraulike. Të dy tentuan arratisjen, por pa sukses pasi u bllokuan nga policët. Ndërkohë shqiptari tjetër u kap në katin e dytë të ndërtesës.

Në total autoritetet gjetën 10 kilogramë heroinë, rreth 1 kilogramë kokainë, substanca që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike, peshore, një makinë dhe rreth 7000 euro, të fshehura në një kasafortë./tvklan.al



Të ngjashme