Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen në American Music Awards

Momenti për të parakaluar në tapetin e kuq të American Music Awards po afron. Eventi, që do të mbahet në 9 tetor, ka shpallur dje nominimet për të gjitha kategoritë.

Drake dhe Cardi B janë këngëtarët që kryesojnë nominimet.  Reperi kanadez është pretendent për çmimin kryesor, atë të “Artistit të Vitit”. Gjithashtu është i nominuar  për çmimin “Artisti më i pëlqyer Mashkull” dhe kënga “God’s Plan” në kategorinë “Videoklipi i Vitit”.

Ndërsa Cardi B ka arritur nominimin e saj të parë në AMA në kategoritë “Artistja e re më e mirë”, “Videoklipi i Vitit”, “Artistja më e pëlqyer Femër”, “Artistja më e pëlqyer – rap-hip hop”. Rreperja ka plot tetë nominime këtë vit.

Përsa i përket artisteve shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë arritur të nominohen në disa prej kategorive. Dua gjendet e nominuar si  “Artisti i ri më i mirë i vitit”.  Ndërsa Bebe Rexha është nominuar për çmimet “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” dhe  kënga “Meant to be”, si “Kënga më e mirë e zhanrit Country”.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*