Bukuroshja me origjinë shqiptare ka falenderuar fansat që e kanë mbështetur për arritjet e saj në muzikë

“Entertainment Tonight” ka realizuar një intervistë me yllin e muzikës pop, Dua Lipa, gjatë provave të saj për edicionin e 63-të të ceremonisë “Grammy”, e cila mbahet në 14 mars.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë një falenderim për të gjithë fansat të cilët e kanë mbështetur vazhdimisht në rrugëtimin e saj artistik.

Ylli i hitit “Physical” është fituese e dy çmimeve “Grammy”, përfshirë këtu kategorinë “Artistja më e mirë”. Dua ka pranuar se arritja e këtij suksesi në fillimet e karrierës së saj muzikore e ka motivuar gjithnjë e më shumë.

“Future Nostalgia” është një prej albumeve më të suksesshëm dhe më të dëgjuar të vitit 2020 edhe pse Dua ishte detyruar të rrezikonte duke e publikuar atë në ditët e para të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë intervistës bukuroshja shqiptare është shprehur se publikimi i albumit ishte një prej vendimeve më të frikshme që ka ndërmarrë në jetë.

Albumi “Future Nostalgia” dhe hiti i tij “Don’t Start Now”, garojnë në tri prej kategorive kryesore të atë “Albumi më i mirë”, “Kënga më e mirë” dhe “Incizimi më i mirë”. Dua Lipa po ashtu është njëra prej performuesve të mbrëmjes, krahas yjeve të shumtë të muzikës, si Bruno Mars, “BTS”, Taylor Swift, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe të tjerë.

Klan News