Këngëtarja performon në mënyrë të shkëlqyer

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka shkëlqyer në shfaqjen e njohur televizive amerikane “The Ellen Show”. Bukuroshja 24-vjeҫare dukej si gjithnjë në formë dhe komentet pozitive kanë qenë të shumta për të.

Artistja shqiptare performoi në spektaklin e madh hitin “Don’t Start Now”. Lëvizjet tunduese, interpretimi korrekt dhe look-u unik lanë të mahnitur të gjithë publikun në sallë.

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja publikoi një sekuencë të kësaj videoje, që ishte edhe qershia mbi tortë në shfaqje, ku Dua aktronte posaҫërisht për këtë emision. Ajo ishte maskuar si një shitëse në një supermarket dhe bazuar në tekstet e këngëve të saj ajo ngacmonte klientët, si dhe replikonte me to.

“Unë pata guximin ta bëja këtë për ‘The Ellen Show’ dhe u argëtova aq shumë duke bërë shaka me ‘Speak the Lyrics’. Jam shumë e emocionuar që jam në shfaqjen e kësaj jave”, shkruan Dua në llogarinë e saj në Instagram.

Siҫ shihet, edhe nën petkun e një aktoreje Dua duket mjaft bukur.

Klan Plus