Këngëtarja e njohur Fjolla Morina së fundmi ka humbur gjyshen e saj, një person mjaft të shtrenjtë dhe që e ka dashur shumë. Ajo e ka bërë të ditur përmes disa fotove në rrjetet sociale ku shihet duke pozuar pranë saj, me një dedikim mjaft prekës.

“Me këtë buzëqeshje do të mbajmë mend gjithë jetën! U prehsh në paqe gjyshja ime e dashur. Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak me ndryshe. Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tendë nuk do t’i harroj kurre”, shkroi Fjolla krahas fotos. 

Nga fotot e publikuara shihet se kanë festuar ditëlindjen e fundit të gjyshes e cila ishte 95 vjet. /tvklan.al