Një duel spektakolar ashtu sikurse ishte paralajmëruar dhe që u mbyll me fitoren e amerikanit Floyd Mayweather.

I konsideruar si “Dueli i Shekullit”, dyshja Mayweather-Conor McGregor dhuruan spektakël përpara 20 mijë spektatorëve. Ashtu sikurse pritej, boksieri veteran Mayweather u shpall fitues dhe numëron në karrierë një bilanc 50-0, duke kaluar edhe legjendën Rocky Marciano.

Tre raundet e para flisnin për ekspertin e arteve parciale mikse, Conor McGregor. Por boksieri veteran shfrytëzoi lodhjen e rivalit dhe mori në dorë situatën, duke nxjerrë knockout McGregor.

100 milionë Dollarë përfitoi Floyd Mayweather, kurse 30 milionë Dollarë shkuan për irlandezin Conor McGregor.

/tvklan.al