Duke pritur shembjen e urës…

Posta

Duke pritur shembjen e urës…

09:28 06/05/2019

Shembja e kësaj ure është vetëm çështje kohe. Ajo që nuk dihet, është se me çfarë kostoje njerëzore.

Kjo urë është në fshatin Tapizë të Fushë Krujës dhe mund të jetë një nga urat më të rrezikshme aktualisht në vend. Në Qershor të vitit 2018, Autoriteti Rrugor Shqiptar u shpreh për ndërtimin e 7 urave të reja, mes tyre edhe ura e Tapizës. Dy muaj më vonë, në gusht të 2018-ës, kreu i atëhershëm i ARRSH deklaroi se brenda dy javësh do të ishte gati projekti për këto ura.

Tetë muaj më pas, ura që është rrugë kyçe për veriun, vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje. Komisariati i Policisë Rrugore Durrës, ka ridërguar një shkresë në ARRSH dhe Bashkinë e Durrësit, ku kërkon ndërhyrje të menjëhershme në këtë urë.

Për të shmangur një rënie të shpejtë të saj, është ndaluar kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë autokolonë. Por as kjo nuk respektohet.

Në mes të gjatësisë së urës është krijuar një e çarë e madhe, për shkak të shkëputjes së trarëve të betonit. Banorët shprehen tejet të shqetësuar, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e saj

Ura e Tapizës është ndërtuar mbi 50 vite më parë, mbi lumin Tërkuzë. Në fillimin e viteve ’90, shtrati i lumit kishte një gjerësi 180 metra, por me kalimin e viteve, hedhja e inerteve e ka ngushtuar atë deri në 40 metra.

Klan Plus


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT