Loja e Kombëtares në pjesën e parë me Spanjën u penalizua nga skema. Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro mendon se reshtimi me 5 mbrojtës nuk dha rezultat te kuqezinjtë, të cilët gjithësesi luajtën ndaj një kundërshtari të fortë.

“Ishte një vendose jo e mirë, këtë e tregoi edhe loja me 3 gola të pësuar, pak a shumë me probleme në pozicionimin e reparti të mbrojtjes. Në pjesën e dytë erdhi te ajo Kombëtare që kemi parë kohët e fundit, me 4 mbrojtësa, 3 mesfushorë difesnsiv, sulmues krahu dhe 1 sulmues i mirfilltë. Unë mendoj se pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipin tonë”.

Sipas Duros, i cili me Kombëtaren luajti dhjetra ndeshje, duhet të kthehet reshtimi i zakonshëm dhe me Italinë mund të arrihet rezultat.

“Besoj me Italinë do të reshtohet ashtu siç u pa në pjesën e dytë dhe kështu ekipi merr një konfigurim më të stabilizuar, për të shkuar te loja e mirë dhe pse jo te një rezultat pozitiv”.

Ndeshja Shqipëri – Itali do të luhet të hënën ku pritet që stadiumi “Loro Boriçi” të jetë i mbushur i gjithi pasi janë shitur të gjitha biletat.

Tv Klan