Kjo është vetmja kullë e ngritur orët e fundit në plazhin e Durrësit. Por vrojtuesit mungojnë. Sezoni turistik në Durrës ka nisur me dy të mbytur dhe masat e sigurisë së pushuesve janë të pakta.

Përgjatë plazhit nga Ura e Dajlanit deri në Iliria duhet të ishin 10 kulla të tilla për të monitoruar vijën bregdetare. Por edhe pse një detyrim ligjor ky për çdo 4-5 plazhe private, askush nuk po e zbaton.

Zyrtarë të Bashkisë së Durrësit i thanë ABC News se procesi i vendosjes do të përfundojë deri në fund të muajit. Dhe një shkresë zyrtare i është drejtuar Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e plazheve dhe shpëtimit në ujë”.

Deri atëherë përgjegjës për sigurinë e jetës së pushuesve nuk ka dhe gjithsecili duhet të kujdeset vetë, ndërsa plazhojnë në brigjet e Adriatikut. /abcnews.al