Reshjet e fundit ka krijuar çarje masive të malit në dy pika të rrugës se Kombit. Specialistet thonë se çarja është serioze dhe shkon deri në 60 cm thellësi, por me e keqja thonë ata, pritet te vije .

Kryeministri Edi Rama, i cili ka inspektuar një prej pikave në segmentin Rrëshen-Kalimash, i ka vendosur kompanisë që fitoi tenderin për mirëmbajtjen e rrugës se Kombit ta ketë si prioritet ndërhyrjen, pasi sipas tij në të kundërt çarjet rrezikojnë seriozisht jo vetëm rrugën por dhe jetën e udhëtarëve.

Edi Rama, Kryeministër:

Kjo do jetë ndërhyrja e parë që do bëhet për ta sistemuar në mënyrë që mos thellohet kjo çarje dhe mos ketë pasojë të tmerrshme për gjithë projektin. Kështu është, janë bërë pa studime gjeologjiket ë mirëfillta, pa ndjekur gjithë procesin teknik, ashtu si duhet, pas berihait, po sidoqoftë besoj se do jetë shumë shpejt e stabilizuar kjo pjesë e ndërkohë do fillojë punë për përfundimin e për mirëmbajtjen në vazhdimësi gjatë gjithë viteve, që mos ketë asnjë problem.

Ne Mirditë kryeministri ka inspektuar dhe një sërë projektesh, që kane nisur të zbatohen apo kanë përfunduar si pjese e projekteve të Rilindjes Urbane.

Rikualifikimi urban i sheshit të qytetit Rrëshen, një investim me vlerë 187 milion lekë; shkolla e mesme e qytetit për të cilën u investuan 119 milionë si dhe rruga hyrëse e Rrëshenit, projekt i qeverise që parashikon të marre nga buxheti 149 milionë lekë janë disa nga ndërhyrjet e zbatuara në bashkine e Mirditës.

33 milionë lekë të tjera janë investuar në këtë zonë për ndërtimin murit mbrojtës në lumin Fan i Vogël./ TV KLAN