Terrene sportive në çdo lagje, ky është premtimi i dhënë nga Kryebashkiaku Veliaj, nëse do të jetë në një mandat të dytë në krye të Bashkësisë së Tiranës. Në Njësinë 7 janë gati dy fushat e para.

“Nëse në katër vitet e para fokusin e kishim kryesisht tek këndet e lojërave për fëmijë, çerdhet, kopshtet, tani po shkojmë më shumë drejt sportit e shkollave, siç kemi filluar këtu me dy fusha, siç kemi bërë tek stadiumi “Dinamo”, tek Parku Olimpik, siç kemi bërë në Kodër-Kamzë tek “Isa Boletini”, tek Liqeni, do vazhdojmë në çdo lagje.

Ndërsa u ndal për të biseduar me banorët e kësaj njësie, Veliaj vuri theksin tek transformimi që ka pësuar.

“Tani do të shfrytëzojmë korrikun, gushtin, por edhe qershorin, që të kapim maksimumin, pa bërë pushime në verë, që zonat e kthyera në objekte kantieri në Bashkinë e Tiranës të përfundojnë, dhe kur njerëzit të kthehen nga pushimet në shtator, zona të ketë dalë në dritë

Investimet e kryera në urbanizimin e zonës sipas Veliaj kanë sjellë përfitim indirekt te banorët, edhe duke i rritur vlerën pronës së tyre.

Tv Klan