Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar dy të huaja për prostitucion.

Autoritetet sqarojnë se në pas një pune disajavore u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga  J. D.,  32 vjeç si dhe u shpall në kërkim T. M.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar  dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë në Shqipëri dy vajza nga Rumania.

Por edhe pse u kishin premtuar martesë ata i kanë shfrytëzuar të reja për prostituta, duke i detyruar që të kryenin marrëdhënie me persona të tjerë./tvklan.al