Dy persona humbën jetën në plazhin e Durrësit vetëm në 24 orët e fundit. Ishte ora 15:00 e së dielës kur Donald Molla, një 31 vjeçar vendosi të lahej në det me shokët e tij, por nuk doli nga aty. Vetëm mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i të riut u gjet në këtë zonë të plazhit të Currilave.

Jo shumë larg në vijë bregdetare, një tjetër familje humbi të dashurin e tyre në plazhin e Plepave. Sipas informacioneve ishte një 75 -vjeçar që u fut të lahej rreth orës 9.30, por pësoi arrest kardiak.

Edhe pse sezoni turistik ka në të dyja pjesët e plazhit vihet re mungesa e rojeve bregdetare.

Pushuesit e shprehin hapur pasigurinë që ndjejnë.  Tv Klan e ngriti problemin e mungesës së rojeve bregdetare që në nisje të sezonit veror, por mesa shihet asgjë nuk ka ndryshuar. Kaq ditë më pas në Plazhin e Durrësit mungojnë ende elementet minimale të sigurisë, ndërsa Bashkia e Durrësit thotë se aplikimet e subjekteve nuk janë mbyllur ende, kjo jashtë çdo afati kohor.

Tv Klan