48 gola në 40 takime janë shumë të vështirë për t’u shënuar në një sezon. Por jo për Robert Levandovskin. Xhevahiri i Bajernit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, por drejtuesit e bëjnë të qartë se polaku nuk largohet.

Chelsea dhe Manchester United mund vazhdojnë të ndjekin sulmuesin Robert Levandovski, por Presidenti i Bajern Mynihut Herbert Hainer është i bindur se ylli polak nuk do të ndryshojë ekip këtë verë. Të dyja klubet e Premier Ligës janë në kërkim të një bomberi dhe londinezët ishin të avantazhuar në këtë garë, pasi biseduan edhe me menaxherin e lojtarit polak.

Lewandowski shënoi 48 gola në 40 ndeshje në sezonin e shkuar duke treguar potencialine madh që ka, por tani në moshën 32 vjeçare, ai nuk kushton aq shumë sa futbollistë si Erling Haland dhe Kilian Mbape.

Për presidentin e bavarezëve, klubet angleze duhet të mendojnë një alternativë, pasi bomberi polak do të respektojë deri në fund kontratën e tij që përfundon pas dy vitesh.

“Pikë së pari, Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë. Jemi shumë të lumtur që e kemi atë në skuadrën tonë. Ka edne dy vite në kontratë. E sigurt që do t’i luajë te Bajerni. Madje e imagjinoj duke qëndruar me ne edhe për më gjatë. Do ta respektojë këtë kontratë. Dy sezonet e ardhshme do jetë me ne”.

Si për Chelsea ashtu edhe për Manchester Cityn, duket mjaft e vështirë që të mund të gjejnë një goleador, ose që t’ia arrijnë duhet të shpenzojnë shumë.

Klan News