Nëse ikën Pirlo shikohen si pasues Inzaghi ose Spalleti

Te Juventus pas humbjes me Benvento në kampionat pozitat e Andrea Prilo janë lëkundur. Sportmediaset shkruante se presidenti Agnelli ishte i nervozuar për shkak të ecurisë aq në nisën të permenden menjëherë zëvendësues e mundshëm të Pirlo.

Nëse trajneri largohet pa u mbyllur sezonin sipas “Corriere dello Sport” ekipi do t’i kalonte provizorisht Igor Tudor, aktualisht pjesë e stafit. Emrat që mund të uleshin në stolin e Juventus janë të shumtë. Simone Inzaghi është një dëshirë e mëparshme e drejtuesve dhe që për momentin nuk po rinovon me Lazio.

Një trajner i lirë prej sezonit të ardhshëm është Luciano Spalletti, që po përfiton ende nga marrëveshja me Inter.

Tifozët në rrjetet sociale përmendin dëshirojnë edhe një rikthim të Massimiliano Allegri. Për momentin gjithçka mbetet pezull, pasi Andrea Pirlo është në detyrë dhe vijon punën me ekipin.

Tv Klan