E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 29 (SEZONI 11)

Foto: At e bir në "Shihemi në gjyq"

E DIELA SHQIPTARE – EMISIONI 29 (SEZONI 11)

20:05 14/04/2019

Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Xhoja është gëzimi i shumëpritur i Kozetës pas 5 vitesh martesë. Tani që ajo është adoleshente dhe disi e “llastuar” kërkon privilegje që mund të jenë të vështira për t’u realizuar. Për ta bindur që të arsyetojë, mami ka thirrur në ndihmë idhullin më të madh të vajzës, Kejsi Tolën. Kozeta tregon se si ka ardhur në jetë gëzimi i tyre, vajza e vetme, Xhoja.

“Sot ajo ka një fiksim nëse do diçka e realizon me çdo kusht. Për ditëlindje nuk donte gjë, vetëm më tha të shkojmë të shikojmë Kejsi Tolën në Elbasan për Ditën e Verës. Kejsin e kemi në mëngjes, në drekë, në darkë, e kemi pikturë në dhomën e gjumit dhe të gjitha këngët i dimë përmendësh, i dimë edhe të gjitha detajet e jetës së Kejsit përmes Instagramit. Komunikojnë dhe nëpër grupe se çfarë bën Kejsi dhe ku është gjatë ditës. Në telefonin e saj ka mbi 200 foto të Kejsit, zemrës sime siç thotë Xhoja. Ajo është edhe e fiksuar tek iPhone dhe ne ja kemi plotësuar që e vogël vetëm të ishte me fletë lavdërimi, të gjitha 10-ta dhe ne i plotësonim. Tani kërkon modelin e fundit të iPhone, por edhe plotësimet kanë një kufi. I ati i ka premtuar që kur të jetë 15 vjeç do i’a blejë, por tani ajo është vetëm 13. Jetesa është bërë pak më e vështirë dhe tani nuk është më e vogël. Më mirë mos ta kesh këtë telefon është edhe mesazhi që sot Kozeta do i japi vajzës së saj”.

Kejsi Tola vjen në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” përveç surprizës ajo është e vetmja që mund t’i kërkoj Xhojas që të heqi dorë nga iPhone i fundit. Pas ardhjes në studio të Xhojas dhe mesazhit nga nëna e saj, si gjithmonë në fund Ardit Gjebrea bën një foto me të ftuarit dhe aty përveç Xhojas dhe Kozetës shfaqet Kejsi në sfond, e cila surprizon Xhojan dhe këndojnë së bashku “Më ke mua”.

Kur pritja e gjatë për të realizuar ëndrrat të shpërblehet ashtu siç e ke pritur, kjo është lumturi. “Ti më ke mua” duhet të jetë mesazhi mes njerëzve që duhen. Nuk kishte dyshime që edhe Xhoja do zgjidhte Kejsi Tolën, aleaten e mamasë në këtë mesazh domethënës. Edhe miqtë më të mirë të saj ishin aty. Sa shumë energji pozitive në një vend. iPhone dhe teknologjia ndryshon çdo ditë, por dashuria për ata që na rrethojnë duhet të jetë unike.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Antigona ishte vetëm 6 vjeçe kur babai i saj u nda nga jeta duke lënë pas 5 fëmijë. E ëma i rriti me sakrifica të pa imagjinueshme, ku arsimimi ishte “ushqimi” kryesor pavarësisht varfërisë ekstreme. Sfidat nuk mbarojnë, pasi tani që ajo është rritur dhe është bërë nënë e dy fëmijëve është detyruar të shkojë drejt Gjermanisë për të punuar si infermiere. Më e vetmuara nga të gjithë mbetet ajo, nëna Zoje të cilën e mundon largësia me të bijën.

Ardit Gjebrea: Përse ke shkuar në Gjermani?

Antigona: Kisha një punë në Shqipëri, kam punuar katër vite në Qendrën Shëndetësore në Has, por të ardhurat nuk mjaftonin për familjen dhe mendova të emigroja në Gjermani për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për fëmijërinë tënde dhe çfarë ju ndodhi në familje, sepse keni patur një fatkeqësi.

Antigona: Unë në fakt isha 6 vjeçe kur babai vdiq nga pneumonia, ne ishim 3 motra. Mami ishte shtatzënë kur babai vdiq, mendonim si do vazhdoj jeta jonë. Mbaj mend që shkova në klasën e parë jo si gjithë të tjerët, na mungonin rrobat e reja, të gjitha vajzat fillonim shkollën, mami merrte borxh për librat dhe veshjet tona. Na kapte Viti i Ri pa shlyer borxhet. Edhe pse fëmijë në vend të luaja unë shkoja dhe punoja me mamin në fshat me pesha të rënda. Momentin që unë mbarova shkollën e lartë gjeta punë në Has dhe mami mendoi që do e kem afër dhe ka një punë, nuk do ndahemi më. Unë fillova kurs në Tiranë për gjermanishten, por mami trishtohej. Ti ke një vend pune, ke fëmijët. Mami jeton vetëm dhe më justifikohet, gjithashtu bashkëshorti dhe fëmijët janë këtu. Djali është i lidhur me mua, më mungon zgjimi i mëngjesit me ata, gjithçka sa kanë edhe mungesë oreksi. Kur jam në turnet e natës duhet të fle ditën dhe nuk flas me fëmijët.

Pas mesazhit për nënën në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”Antigona do niset drejt Hasit për të takuar fëmijët pasi direkt nga Gjermania ka ardhur në Tv Klan.

Antigona: Unë sot të kam thirrur për të thënë se dua të marr në Gjermani dhe kërkoj bekimin tënd që kam ikur. Unë e di që ti nuk ishe dakort, nuk të pëlqente që unë do largohesha, por e kisha të domosdoshme. Të falenderoj për gjithçka që ke bërë për ne.

Zoje: Më dhimbsen vajzat e tjera, nuk më pëlqen të rri andej, por tani e ka bekimin tim për ikjen në Gjermani.

Sot jemi fëmijë e nesër bëhemi prindër dhe kuptojmë sesa vlerë kanë ato netë të gjata pa gjumë që të gjithë duhet ti kalojmë. Kur shohim modele të tilla si Antigona dhe mamaja e saj, në fakt duhet të mësojmë rëndësinë e prindit përpara se të arrijmë atë stad. U urojmë lumturi pa fund kësaj familje të bukur.

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

POWER KIDZ 5!

 

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, këtë të dielë kanë ardhur at e bir nga Gjirokastra. Djali Emiljano ka sjellë babain e tij për shkak të konflikteve që kanë për pronësinë.

Emiljano Petro thotë se vëllai i tij i madh ka marrë të dy ndërtesat që ata dhe dy vëllezërit e tjerë kanë ndërtuar që prej vitit ’96-. Vëllai i madh i Emiljanos dhe djali i parë i z.Mërtir ka kaluar në pronësi të tij të gjitha pronat, duke mos u lënë prindërve dhe vëllezërve asgjë.

Emiljano tashmë është në gjyq me vëllain e tij të madh dhe kërkon pjesën që i takon nga kontributi që ka dhënë për ndërtimin e bizneseve dhe banesave që kanë ngritur të gjithë bashkë. Por teksa kjo çështje ishte në gjykim në Gjykatën e Gjirokastrës, në vitin 2017 i ati z.Mërtir i dhuron djalit të madh një tjetër truall.

Kjo nxiti debat të madh mes Emiljanos dhe babait të tij, i cili i kërkon llogari përse i dhuroi një tokë tjetër, kur ata tashmë janë në gjyq me të për të marrë pjesën që u takon nga pronat e tjera. Ai akuzon të atin se po favorizon dhe mban anën e vëllait të madh, edhe pse ky i fundit i ka kaluar të gjitha pronat në emër të tij.

Z.Emiljano: Jam i detyruar të jem në një stres të paparë të jem në një përballje me babain për arsyen e vetme sepse pas 12 viteve martesë unë linda djalin tim të vetëm që sot është 2 vjeç e gjysmë. Pas lindi djali im, u kthye fytyra e vërtetë e familjarëve të mi. Shkaktar më i madh është vëllai im Aristotel Petro që më ka sjellë këtu. Pastaj vijnë dhe prindërit e mi që nuk arritën të më mbështesnin, mbanin gjithmonë krahun e tij. Në vitet ’94, siç kanë emigruar të gjithë shqiptarët, unë dhe vëllezërit e mi filluam të niseshim me ndërtimin e objektit të shtëpisë, sepse kishim një shtëpi që nuk na arrinte ne të katërve, se ishim 4 vëllezër.

Z.Mërtir: Në vitin 1996 kam fituar një pronë, ka qenë pronë e vjetër. Unë doja të merrja një kredi dhe babai ma ktheu mua, që njëkohësisht dhe motrat hodhën firmën.

Z.Emiljano: Këtë ai ia ka dhuruar djalit të madh, Aristotelit.

Z.Mërtir: Më pas, Aristoteli thotë do bëjmë një shtëpi që të kem të tërë vëllezërit këtu, kam 4 djem. Aristoteli e ktheu llafin. I shkruajti të gjitha pasuritë në emër të tij.

Z.Emiljano: Ti si baba që ishe, pse nuk i shikoje dokumentet?

Z.Mërtir: Unë e dija se ai qe në rregull.

Z.Emiljano: Ka dy objekte znj.Eni, 5-katëshe, i ka hedhur në emër të tij. Ne të tjerët jemi në ajër. Na rroftë puna që kam punuar 25 vjet bashkë me të, po vëllazëria i hodhi poshtë të gjitha. Është e pafalshme. Dhe atë pronë që ishte me hipotekë, ky vete ia dhuron.

Z.Mërtir: Unë mund t’ia fal kujt të dua.

Z.Emiljano: Ti e dije që ai i ka hedhur të gjitha në emër të tij?

Z.Mërtir: Bëra gabim!

Z.Emiljano: Unë pa lindur djalin, isha djali më i mirë i këtyre. Sa lindi djali u kthye fytyra. Arsyeja thjesht për pronat.

Z.Mërtir: 6 vjet punova në Greqi dhe të tëra Dhrahmitë që mora ia dhashë djalit të madh dhe ai ndërtoi pallatin. Dhe sot nuk kam shtëpi. Shtëpia figuron në emër të djalit.

Eni Çobani: Si është dhënë leja kur pronar i truallit mbi të cilin do të bëhej ky ndërtim, keni qenë ju. Keni firmosur ju ndonjë dokument?

Z.Mërtir: Në atë kohë që bëhej godina, po të jepje lekë e firmoste ajo.

Z.Emiljano: Në vitin ’94, unë dhe Aristoteli nisim një biznes me aktivitet pjesë këmbimi automjetesh. Duke na ecur puna mbarë, Aristoteli merrej më shumë me menaxhimin për furnizimin e mallrave, unë merresha me shitjen, me klientët. Prindërit në atë kohë ishin në Greqi, vetëm ne të dy ishim në Shqipëri. Dhe si ide e kishim më përpara që të bënim një pallat. Në ’94 filluam themelet pa leje, sepse nuk na jepnin leje. Bashkia e pa që ne kishim nisur punimet pa leje dhe nuk na pengoi dot më. Më pas, lejen e ndërtimit e mori Aristoteli në rrugë dytësore, e mori pasi objekti që mbaruar.

Eni Çobani: Në vitin 2011 bëhet një shtesë. Kjo shtesë është bërë me leje?

Z.Emiljano: U mor leja më mbrapa.

Eni Çobani: Rezulton që në datën 24.10.2017, ju bashkë me babain tuaj keni paditur z.Aristotel, duke i kërkuar që të njihet bashkëpronar.

Z.Emiljano: Dhe ky në Nëntor i fal pronën. Ne jemi në gjyq, ai i fal pronën.

Z.Mërtir: Gabova!

Z.Emiljano: Në vitin 2016 Aristoteli përfitoi pronësinë, u bë i ligjshëm për të tëra. Dhe ne aty patëm konfliktin. Ju thoshte prindërve do t’ju jap shtëpinë, do të jap dyqanin më thoshte mua, po s’kam lekë të paguaj rivlerësimin. Vajta e pagova dhe rivlerësimin se gjoja s’kishte lekë ai, edhe tallet me ne. S’ka dhënë sot e kësaj asnjë gjë.

Z.Mërtir: Djali i vogël që ka nxjerrë jashtë ai, ka bërë ballkonin, ka bërë tavanet, ka bërë dyshemenë, edhe e ka nxjerrë jashtë ai. Tani ka marrë një shtëpi me qira. Aristoteli është bërë kapural. Nuk e kam vëlla këtë, thotë.

Z.Emiljano: Çfarë zgjidhje do bësh tani? Pse bëhesh palë me atë? Pse nuk mban distancë?

Eni Çobani: Me Emiljanon pse e ke kaq të acaruar marrëdhënien?

Z.Mërtir: Sepse ky i ra derës me forcë dhe erdhi atje dhe më tronditi.

Z.Emiljano: Për një derë më diskuton? Po jeta ime? Ku është jeta ime? Kam punuar një jetë. Për kë kam punuar? Më pyete mua që do t’i jepje pronën atij?

Eni Çobani: Si është e mundur që ai është bërë pronar në 2016-ën me certifikatë pronësie, siç thoni ju, dhe në 2017-ën ai ka marrë babain dhe…..

Z.Mërtir: Jo, s’më ka marrë mua. Ka dhënë lekë dhe e ka shkruar atje. Nuk e di se si.

Eni Çobani: E dije ti këtë Emiljano?

Z.Emiljano: Ai pak a shumë kështu i bën të tëra gjërat. Këtë që babai ia ka dhuruar në Nëntor, na doli në proces gjyqësor e sipër. Nuk e dinim fare.

Eni Çobani: Ky është një proces pak i çuditshëm. Kanë filluar një proces gjyqësor me objekt fitimin e bashkëpronësisë. Gjëja e parë që duhej, të shikohej origjina e pronës. Më pas duhej të shqyrtohej leja e ndërtimit të objektit që është bërë mbi truall. Vijmë në këtë proces gjyqësor. Është parë origjina e pronës? Është parë leja e ndërtimit? Është parë si është bërë pronar ky zotëria? Dhe si është pranuar një dokument gjatë gjykimit, kontratë dhurimi e truallit në emër të z.Mërtir Petro, kur z.Mërtir sot po na thotë edhe një fakt të papranueshëm që thotë se nuk ka firmosur. Dhe kjo kontratë dhurimi ka qenë pjesë e administruar nga gjykata si provë për të vërtetuar që Aristotel Petro është bërë pronar. Në Nëntor 2017 e ke dhuruar apo jo?

Z.Mërtir: E kam dhuruar!

Z.Emiljano: Nuk ka firmosur për të paratë që ka marrë lejet e ndërtimit. Babai ka firmosur dhënien e një trualli me nr.455. Ne vetëm aty mund të përfitonim ndonjë pjesë.

Eni Çobani: Mamaja juaj ka bërë ndonjë veprim juridik? Ajo ka firmosur?

Z.Emiljano: Ajo nuk ka firmosur për faljen e pronës sepse ky e bëri me mëndje të tij. Ai e mori fshehurazi. Edhe mamaja nuk dinte gjë.

Eni Çobani: Z.Mërtir, bashkëshortja juaj ka ditur gjë?

Z.Mërtir: Nuk ja jep ajo pjesën. E ka vendosur. Pjesa e saj është e pandarë.

Eni Çobani: Në themel, pronarë të kësaj prone janë z.Mërtir dhe bashkëshortja e tij. Fakti që prona është përfituar nga z.Mërtir në bazë të Komisionit të Kthimit të Pronave, duhet ta theksojmë që është pronë e fituar nga familjarët e tij. Prona të fituara në këtë formë, janë prona të njërit nga bashkëshortët. Pra, ose të bashkëshortit ose të bashkëshortes. Tani kam një dyshim, në vitin ’51 që është kaluar prona, si është regjistruar? Në emër të z.Mërtir dhe znj.Tefta apo vetëm në emër të z.Mërtir? Unë mendoj që kjo çështje duhet të rikthehet edhe njëherë për gjykim për të ezauruar totalisht origjinën e pronës, kontributet e gjithësecilit me fakte dhe prova që ju keni bërë në ndërtimin e kësaj ndërtese dhe subjekteve të tjera dhe më pas të njihet dhe bashkëpronësi mbi këtë pronë. Unë e ftoj Emiljanon që me durim të presë verdiktin e gjykatës. Prona në fakt është e prindërve tuaj.

Në përfundim, publiku votoi në favor të djalit Emiljano Petro, kurse babai z.Mërtir Petro dha një zgjidhje të diskutueshme.

Z.Mërtir: Unë them kështu. Që të ndahet pallati. Atë pallat ta marrë ai dhe pallatin tjetër ta marrë ky. Të ndahet në mes. Për dy djemtë e tjerë të shikojë ky për ata.

Kurse drejtuesja e seancës së ndërmjetësimit, znj.Eni Çobani u bëri apel z.Mërtir dhe z.Emiljano që të presin me qetësi vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës rreth çështjes së tyre për të marrë pjesën që u takon. Megjithatë, znj.Çobani këshilloi që kjo çështje të rikthehet edhe njëherë për rishqyrtim nga e para, për shkak se ka disa paqartësi juridike që datojnë shumë vite më parë rreth origjinës së truallit të tyre ku më pas kanë ndërtuar dy pallate. Drejtuesja e kësaj seance u shpreh e bindur se edhe me ndihmën e saj, do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët.

BE coffee!

Të ngjashme
UKT